Është mbyllur pa fitues sfida e fundit dhe më e rëndësishme e javës së 23-të të Superligës. Vllaznia dhe Kukësi u ndanë në barazim pa gola, duke lënë të pandryshuar pozicionin e tyre në tabelën e renditjes. Një rezultat që le me pengje Vllazninë, që në minutën e 70-të shpërdori edhe mundësinë më të mirë për të shënuar golin e epërsisë.

158720464 3793030747440590 1152035310587573879 O
158720464 3793030747440590 1152035310587573879 O

Të zotët e shtëpisë fituan një 11-metërsh, por nga pika e penalltisë Imeri gaboi me goditjen e tij. Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e parë me 42 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb