Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 30 kg marijuanë në makinë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, jetonte në Regina Margherita, ndërkohë që familja nuk e tij nuk ishte në dijeni për veprimtarinë e tij.

“Ansa” shkruan se agjentët e antidrogës i gjetën shqiptarit në banesë edhe 5 mijë euro që ai i kishte fshehur mes ushqimit të ngrirë në frigorifer.

Controlli Antidroga A Torino
Controlli Antidroga A Torino

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e furnizoi shqiptarin me drogë. Vetëm gjatë muajit të kaluar u arrestuan 207 arrestime, pothuajse 7 në ditë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb