Pas denoncimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Dibër, Ismail Uka të një rasti të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon, vjen një reagim nga Prokuroria. Organi i akuzës në Dibër bën me dije se kanë nisur hetimet pas kallëzimit të Ukës, se në një banesë në Peshkopi bëheshin pazare për vota.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, prokuroria bën me dije se nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme. Sipas prokurorisë, tre persona ja, tre persona janë shoqëruar në polici, dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Prokuroria tha se; “Është kryer kontrolli i banesës të shtetasit E.LL., 33 vjeç, ku pretendohej se shpërndaheshin lekë. Ky shtetas ka qenë në banesën e tij private bashkë me dy shtetase të tjera, S.Z., 37 vjeç dhe E.D., 22 vjeç, me të cilat ka lidhje familjare.”.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Më datë 12 Maj 2023, rreth orës 17:00 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër është njoftuar nga ana policisë lidhur me denoncimin e shtetasit I. U., kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, se në një banesë në “Lagjen e re” në Peshkopi po shpërndahen lekë për blerje votash. Menjëherë në vendin e pretenduar se kryhej kjo veprimtari, është nisur grupi hetimor i kryesuar nga prokurori i gatshëm. Pasi është marrë kontakt me punonjësit e Policisë së Shtetit, e cila kishte mbërritur në vendngjarje janë nisur veprimet procedurale.
Bazuar në pretendimin e denoncuesit janë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë së një subjekti privat. Nga pamjet nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.

Është kryer kontrolli i banesës të shtetasit E.LL., 33 vjeç, ku pretendohej se shpërndaheshin lekë. Ky shtetas ka qenë në banesën e tij private bashkë me dy shtetase të tjera, S.Z., 37 vjeç dhe E.D., 22 vjeç, me të cilat ka lidhje familjare. Gjatë kontrollit të banesës nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm apo provë që të vërtetonte pretendimet e denoncuesit I.U. Të tre këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policise Dibër ku janë marrë në pyetje. Pasi kanë dhënë shpjegimet dhe nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme, të tre janë lënë të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb