Këto janë pamjet e vendit të ngjarjes ku u gjet trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Pamjet janë siguruar për “Balkanweb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Viktima është gjetur pas malit të Dajtit në një zonë shkëmbore.

Mësohet se trupi ka qëndruar për shumë orë në vendin e ngjarjes për kryerjen e ekspertizës, si edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Ruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve ishte prej dy javësh i zhdukur. Ai ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Policia ka arrestuar personin e fundit që ishte me të, 43-vjeçarin Fredi (Ferdinand) Rrushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb