Një tjetër e re e ardhur posaçërisht nga Nju-Jorku (SHBA) i është bashkuar protestës masive para godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur një fjalim të fortë plot emocion e revoltë ndaj qeverisë.

Pavarësisht se ka lindur jashtë atdheut, e reja nënvizoi lidhjen e saj të fortë me Shqipërinë dhe vendosmërinë për të reaguar: “Sot kam ardhur nga Nju-Jorku për t’iu bashkuar kësaj proteste madhështore. Edhe pse kam lindur atje, gjaku im është shqiptar dhe zemra ime rreh për këto troje. Ne nuk jemi sorra, jemi shqiponja!”

Ajo adresoi akuza të drejtpërdrejta ndaj pushtetit për pasojat sociale dhe emigrimin e të rinjve: “Qeveria do të paguajë shtrenjtë për krimet e saj. Keni për të paguar për ato nëna që me zemrën copë kërkojnë bijtë e tyre dhe ende i presin. Kjo qeveri ka gabuar duke menduar se uria e tyre për pushtet e para do t’i mbajë në krye. Plagët tona nuk krahasohen me lakminë tuaj.”

Në përmbyllje të fjalës së saj, e reja nga Nju-Jorku bëri thirrje për mbrojtjen e të ardhmes së brezit të ri: “Ngrihemi sot për këtë fëmijë që të mos ndjejnë dhimbjen që kemi ndjerë ne. Të jesh shqiptar është krenari, nder, arsye për të falur jetën!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb