Mazhoranca dhe opozita kanë zhvilluar këtë të mërkurë tryezë diskutimi për presidentin e ri të Republikës.

Në fjalën e tij Fatmir Mediu u shpreh u qartë se procesi pa kandidat i jep frymë PS.

“Mbështes qëndrimin e koleges Doda në atë çka shpjegoi. kriteret pranime janë të vlefshme, po të doni vendosim edhe cilësi të presidentit që ta njohim më mirë,. Është absurde nëse ne hyjmë në parlament pa pasur kandidature. Pra as më shumë as më pak i jep shans justifikimit të farsës për zgjedhjen e presidentit. Ose duhet të dalim me një kandidat 2 apo 3 ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Ka ardhur koha të mbajmë një qëndrim të saktë nëse shtyjmë raundet i japim justifikimin PS për ta zgjedhur.”, tha Mediu.

Me një thënie në anglisht, Mediu shigjetoi duke përdorur termat; engjëj, djaj. Mes të tjerash ai theksoi se nuk ka asnjë mëdyshje që maxhoranca e do për vete presidentin.

“Nëse pret që të bësh marrëveshje me djallin, do të thotë se je gabim. Por kushtetuta ka thënë mundësi për negociata mes palëve. Duke respektuar të gjitha parimet, kritiket për të arritur në një figurë, opozita ose duhet të shkojë me kandidaturë, ose bën një gabim fatal për t’i dhënë mundësi vetëm maxhorancës. Dalim sikur kemi gjëra të ndryshme, se flasim shumë. Por duhet të kërkojmë atë që është me lehtë. As nuk kam pasur dhe as kam mëdyshje që maxhoranca e do për vete presidentin. Ka vlerësime dhe mos vlerësime, por një gjë është e qartë, jemi përpjekur të arrijmë konsensus. Te pres dhe të them; ju jeni djaj, se pranoj dot. Djajtë le të vendosin, e pranojnë të mirën apo jo, të asaj që sjellim ne si opozitë.”, tha Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: