Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duket se ka qenë në përgjim prej një viti, teksa akuzohet për abuzim me tendera e korrupsion.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se SPAK ka lëshuar një urdhër për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla për abuzimin me disa tendera. Po kështu janë rreth 11persona që mendohet se kanë qenë në komisionet për dhënien e tenderave për të cilët është lëshuar urdhër-arresti.

Në Bulqizë janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe ka forca të shumta policie të stacionuara.

Prej një viti Alla dhe të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë qenë në përgjim. Prokurorë të SPAK kanë qenë në të 4 bashkitë e qarkut herë pas here për të kryer verifikime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb