Nën organizimin e shoqatës “Roma S.O.S” nga Prilepi, sot u mbajt sesioni i tretë i të ashtuquajturit “Parlamenti qytetar rom”. I përbërë nga 40 anëtarë të dalluar të bashkësisë rome të Prilepit, ky parlament i trajton problemet me të cilat ballafaqohen romët, kurse në mbledhjen e sotme u trajtuan problemet që i ka kjo bashkësi, gjatë realizimit të të drejtave të kujdesit shëndetësor, pra mjekimit.

Me këtë rast, Nesime Salioska nga kjo OJQ, tha se romët nuk janë të informuar për të drejtat e tyre, kurse ka probleme në aspektin e mjekimit dhe shërimit në spitale.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe ministri pa resor, Nexhdet Mustafa, i cili tha se qendrat për informim të romëve duhet të jenë më aktive dhe t’i informojnë qytetarët rom, për të gjitha të drejtat e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: