Telashe për një 35-vjeçar nga Devolli, i cili po hetohet pasi akuzohet për përndjekje të bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci.

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 35 vjeç, banues në fshatin Qytezë, Devoll, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, në qytetin e Korçës, bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci. Shtetasja M. L. u pajis me urdhër mbrojtjeje.”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: