Sipas sondazhit më të fundit të The Associated Press-NORC Center for Public Affairs Research, 70% e amerikanëve s’duan asnjërin prej dy politikanëve kryesorë ta qeverisin SHBA-në nga 2025-a e tutje. Ndër ata 30% që duan, diçka më shumë se gjysma preferojnë Trump-in. Sidoqoftë, pavarësisht se vetëm 30% duan një nga dy kandidatët kryesorë, rreth 60% e amerikanëve me të drejtë vote pritet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme (sipas parashikimit të modeleve statistikore amerikane për pjesëmarrjen në votim).

Nga një sondazh që zhvillova para dy javësh, rezulton se 48% e zgjedhësve të këtushëm s’duan asnjërin prej dy politikanëve kryesorë ta qeverisin Shqipërinë nga 2025-a e tutje. Nga ata 52% që duan, 7 ndër 10 preferojnë Ramën. Sidoqoftë, pavarësisht se vetëm 52% e zgjedhësve të këtushëm duan një nga dy kandidatët kryesorë, rreth 75% e banorëve të rritur pritet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme (sipas parashikimit të modelit tim statistikor për pjesëmarrjen në votim). Për 1.6 milionë zgjedhësit në emigracion nuk mund të bëhet asnjë parashikim, nëse do të arrijnë dot të votojnë, apo se për kë mund të votojnë.

Se çfarë ndodh në zgjedhjet shqiptare nuk ka absolutisht asnjë rëndësi për zgjedhjet amerikane, por sipas shumë eksponentëve të opozitës, çfarë ndodh në këto të fundit mund të ketë ndikim në zgjedhjet shqiptare. Ndërsa ndër shqiptarët e thjeshtë të këtushëm, vetëm 30% mendojnë se zgjedhjet amerikane mund të kenë ndikim ose një farë ndikimi në zgjedhjet shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: