Emisioni “Në shënjestër” në News24 ka publikuar sonte pamje të atentatit në “Astir” më 13 nëntor, ku u vranë me breshëri automatiku Erigers Mihasi dhe Armando Dumano. Bëhet fjalë për pamje të kamerave të sigurisë që vijnë nga një kënd tjetër i ngjarjes.

Është një pamje më e largët, por që tregon momentin kur autorët largohen nga vendngjarja me automjetin tip ‘Toyota’ ngjyrë të zezë që ishte grabitur në Greqi, por me targa të vjedhura në Tiranë.

Menjëherë pasi kryejnë ekzekutimin, autorët marrin rrugën drejt ish-sheshit “Shqiponja”, të ndihmuar në ato momente edhe nga korsia e lirë, që u mundësoi të largoheshin të pashqetësuar duke qarkulluar me shpejtësi drejt mbikalimit të Kamzës dhe më pas drejt Fushë-Krujës ku u gjet makina e tyre duke u djegur. Siç duket atentati ka qenë i mirëmenduar dhe si ekzekutori ashtu dhe personi që drejtonte mjetin shfaqen si profesionistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb