Pep Guardiola ka gjetur në Mançester “tokën e premtuar”, një ëndërr e bërë realitet pasi prej vitesh e tundonte ideja për të punuar në vendin ku lindi futbolli. Tekniku katalunjas nuk mohon të kaluarën e tij, nuk i heq asnjë presje asaj çfarë ka deklaruar më herët për Barcelonën dhe Bayern Munich, dy ekipe ku ka punuar më herët por në Angli është një tjetër histori, një histori pasioni dhe dashurie çka bërë që ti jap fund edhe rregullit të tij të pashkruar, që nuk drejtonte një ekip për më shumë se tre vite:

“Nuk është vetëm për futbollin, ky shtet është special. Në Barcelona isha në shtëpinë time, drejtoja skuadrën time. E njëjta gjë edhe në Mynih, nuk e keni idenë se çfarë klubi, çfarë qyteti. Ka qenë një privilegj i madh të drejtoja këto dy ekipe, por edhe këtu, pas 4-5 viteve vazhdoj të ndihem mirë. Kjo nuk ka të bëjë me rezultatet e këtij sezoni, e njëjta gjë ishte edhe një vit më parë kur nuk fituam asgjë. Këtu kam miq, ndihem i mbrojtur, tifozët më dua, skuadra më ndjek, më pëlqen të punojë me ta”, u shpreh Guardiola për “BT Sport”, duke theksuar se ka edhe gjëra që nuk i pëlqejnë: “E urrej vjeshtën dhe dimri këtu, do të kisha dashur një klimë më të mirë në Angli”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb