PSG është destinacioni i preferuar i Paul Pogba. Lajmi jepet nga Mundo Depertivo, medie e cila  thotë se francezi do të donte të luante për parisienët.

Mesfushori është në skadencë kontrate me Manchester United dhe me gjasë do të largohet nga “Djajtë e kuq”, për të nisur një aventurë të re.

Për 29 vjeçarin, kalimi te PSG do ishte i pari për të në një kampionat francez, pasi më parë ka qenë pjesë e Juventusit në Serie A. Pogba do të gjente atje shumë shokë të tij, çka shtyn akoma më shumë rreth një transferimi të mundshëm.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb