“Pjanic e Lautaro Martinez, rrugës për në Barcelonë”, ky është titulli kryesor i të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” e cila i jep formë merkatos së klubit blaugrana. Në radhët e Barçës ka optimizëm për dy objektivat kryesor, Pjanic-Martinez. Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ka marrë prej kohësh pëlqimin e dy lojtarëve. Nuk është një sekret që katalunjasit kërkojnë një qendërsulmues për sezonin e ri, nuk është sekret as fakti që Martinez qëndron prej kohësh në majën e listës së dëshirave. Fjalët e ëmbla të shprehura në vazhdimësi nga Leo Messi dhe trajneri Setien joshin edhe më shumë sulmuesin e Inter.

Marti
Marti

Në “Camp Nou”, “demi” do të plotësonte jo vetëm një dëshirë të madhe, të luante përkrah Leo Messit, por do të përfitonte afro 10 milion euro në sezon, një pagë shumë herë më të madhe se sa ajo që përfiton aktualisht tek Inter, 3 milion euro. “Mundo Deportivo” insiston, jo vetëm Martinez por dhe Pjanic do të bashkohet me Barcelonën sezonin e ardhshëm, dy klubet Juventus dhe Barça kanë gjetur akordin ndërmjet tyre, sigurisht diskutimi mes palëve do të vazhdoj me “Zonjën e Vjetër” që kërkon shërbimet e brazilianit Arthur Melo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb