Në emisionin “Në shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala po diskutohet në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

I ftuar në studio, eksperti Neritan Sejamini u shpreh se në lidhje me projektin nuk ka transparencë dhe se qeveria me arrogancë përpiqet të mbyllë debatin.

Ai shtoi se disa kompanitë me të cilat po hyn në marrëveshje shteti shqiptar, janë krijuar rishtaz dhe kanë kapital qesharak

Sejamini shtoi se marrëveshja për Portin është një marrëveshje që ka në thelb ndërtimin e disa pallateve, qendra tregtare e hoteleve.

“Projekt jo shumë transparent. Debati vjen nga mosdija e rrethanave të sakta se ç’është ky projekt, me kë po bëhet marrëveshja, përfitimet e kostot, çdo ndodhi me portin re Durrësit, tregtinë e Shqipërisë gjatë kohës që porti do ndërtohet. Qeveria mundohet të mbyllë me arrogancë debatin.

Nuk është një projekt për të cilin dimë. Qeveria ka negociuar në fshehtësi me një person me emrin Alabaar.

Qeveria po bën marrëveshje me kompani të regjistruara në Shqipëri, vetëm një është në Emiratet Arabe. Alabaar është vetëm punonjës i një kompanie. Projekti po lidhet mes shtetit shqiptar dhe kompanive shqiptare. Janë krijuar rishtaz disa kompani me administrator shqiptarë ose të huaj, me kapital qesharak.

Qeveria thotë që pas kompanisë nëse gërmon gjendet Alabaar që qenka një person i pasur dhe e njoh unë dhe është burrë i mirë.

Marina e Moli do ndërtohen në fazën e 2. Në kontratë thuhet që edhe nëse nuk bëhet asnjë nga palët nuk ka detyrim gjë e nuk ka asnjë lloj problemi. Në thelb është ndërtimi i disa pallateve, qendra tregtare e hotele, asgjë më shumë, njëlloj si tek Blloku. Sikur t’ja falim dikujt Bllokun dhe të mos paguajë asnjë lek për truallin. Kompania mund të falimentojë. Nëse tokën do e kishte privati, do hynte në marrëveshje me ndërtuesit e do merrte 40 përqind të sipërfaqes së ndërtimit.
Administratori i kompanisë nëse do e nxjerr me shumë pak fitim kompaninë dhe shteti s’merr asgjë. Po të isha unë do e shisja kompaninë me 2 lekë dhe e nxjerr kompaninë pa fitim dhe i ndajmë paratë nën dorë.

Nëse do ishte marrëveshje e pastër investimi, kompania arabe do krijonte një kompani në Shqipëri e do hynte në marrëveshje me shtetin shqiptar. Ne se kemi këtë, kemi kompani pas kompanie dhe paratë përfundojnë në një kompani diku larg në një ishull off shore dhe nuk e heton dot kurrë”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb