Neil Young do të publikojë versionin e papërpunuar të ‘Ragged Glory’ të viteve 1990, albumi i 18-të i kantautorit kanadez, sipas AP.

Young pritet të nxjerrë një version të gjallë dhe të papërpunuar të “Ragged Glory” me një album të ri, të titulluar “Fu##in’ Up”.

Sigurisht, versioni i vitit 2024 nuk ka të njëjtën energji gjysmë rinore që 44-vjeçari Young paraqet në albumin origjinal.

Ndoshta zëri i tij është pak më i lëkundur, solo e kitarës jo aq e rafinuar, por këngët ende godasin njësoj me një fuqi mahnitëse si atëherë kur Young ishte i ri.

78-vjeçari, Young dhe grupi i tij “Crazy Horse” do të performojnë nëntë nga 10 këngët e albumit “Ragged Glory” në aranzhime pothuajse identike me mënyrën se si u regjistruan në vitin 1990.

Vetëm një këngë nga publikimi origjinal, “Mother Earth (Natural Anthem),” mungon në albumin “Fu##in’ Up”. Të gjitha këngët janë rititulluar me tekste nga origjinali, përveç cover-it të “Farmer John”.

Pavarësisht të gjitha cilësive të albumit, disa fansa të origjinalit mund të mërziten me Young i cili përpunon materialet 34 vjet më vonë, veçanërisht pasi ato nuk ndryshojnë shumë nga origjinalet.

“Jo të gjithë do të duan t’i dëgjojnë këngët, sepse albumi nuk është për të gjithë”, tha Young.

“Ne e bëmë këtë për adhuruesit e grupit “Crazy Horse”. Dhe jam shumë i lumtur që e ndaj këtë me ju”, shtoi ai.

Mund të jetë për një audiencë të veçantë të Neil, dhe atiij ndoshta nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: