Prapaskenë vërtet interesante ajo që ka zbuluar gazeta katalanase “El Mund Deportivo”, që në numrin e saj rë sotëm rrëfen se Barcelona i ka premtuar Nejmarit rikthimin e tij në “Camp Nou”. Pakti ishte: “Ose këtë verë, ose tjetrën”!

Paris Sën Zhërmeni nuk dëgjoi ta shiste brazilinin dhe për numrin 10 të francezëve u fut në valle dhe rivali më i madh i katalanasve, Real Madridi. Për të shmangur një kalim të Nejmarit te “los blancos”, Barcelona i ka premtuar atij se do ta blinte me çdo kusht në verën e vitit 2020.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb