Partia Socialiste feston sot 31 vjetorin e krijimit të saj. Ditën e sotme është planifikuar një organizim në selinë rozë, ndërsa mësohet se nuk do të ketë fjalë të mbajtur nga asnjë zyrtar i kësaj partie.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për News24 dhe BallkanWeb se aktiviteti, festa, do të zhvillohet në oborrin para selisë së PS, ku janë vendosur edhe disa tavolina për qëndrimin e të ftuarve.

Mediat dhe gazetarët nuk do të jenë pjesë, ndërsa është vendosur një perimetër i gjerë sigurie pranë selisë është rrethuar duke mos lejuar kalimin pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: