BULQIZË

Policia e Bulqizës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një familje, ku nëna dhe dy fëmijët humbën tragjikisht jetën, pasi dyshohet se janë helmuar nga bombola e gazit dhe vajza tjetër është rëndë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ostren. Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja Rajmonda Tola, 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fajtoni.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është vajza tjetër e famijes, Merita, e cili është transportuar për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb