NGA: ARTAN HOXHA
TIRANE- Emisioni “Xhungel” në News 24 i gazetarit Artan Hoxha ka sjellë një intervistë ekskluzive të nënës së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 shtator të vitit 2011, ku Konomi u ekzekutua me një mine të telekomanduar në qendër të Vlorës. Ajo rrëfen se cili është motivi i vrasjes së djalit të saj, dhe pse asnjë nga drejtuesit më të lartë të shtetit nuk ka qenë i interesuar ta presë, për t’i dhënë një përgjigje.

Nëse ka kërkuar ndonjë takim të mundshëm me Presidentin Nishani, nëna e gjyqtarit të vrarë shprehet se;
“Me Presidentin Nishani, nuk ia kam bërë se si t’ia bëj, kur ai tha jam shumë afër ta zbardh ngjarjen dhe pas disa kohësh tha nuk kam thënë ashtu. C’ti bëja, ti shkoja kot?”

Nëna e gjyqtarit tregon sesi i hyri Skerdilajdi cështjes së pronave.
“Në fillim cështjen e tokave e ndiqte im shoq, si familja KOnomi, e kishin dhe disa të tjerë dhe nuk po canin dot. Meqë djali doli gjyqtar, ata i kërkuan ti ndihmonte. Dhe djali tha do i hyj, të shkoj deri ku të shkoj. Por ai nuk e lexoi kurrë vendimin e zbardhur të Gjykatës që jepte drejtësi në emrin e trashëgimtarëve”.

ARTAN HOXHA
“Gjyqtari vlonjat u vu në shënjestër menjëherë pasi fitoi procesin në Gjykatën e Lartë, ku i njihej pronësia e 3500 hektarëve në një nga plazhet më të bukura dhe me të virgjëra të bregdetit shqiptar. Me 14 qershor 2011 Gjykata e Lartë me votim 4 me 1 dha vendimin në favor të trashëgimtarëve të përfaqësuar nga Skerdilajd Konomi. Për gjatë gjithë verës Konomi kërkoi zbardhjen e vendimit, por iu tha se gjyqtaret ishin me pushime dhe sapo të ktheheshin në shtator, do ti jepnin në dorë vendimin, me të cilin ai do paraqitej në hipotekë për të marrë certifikatën e pronësisë. Sapo gjyqtarët u kthyen nga leja në fillim të shtatorit Konomi kërkoi vendimin e zbardhur. Por ai nuk pati fati ta shihte kurrë këtë vendim.”, pohon gazetari Hoxha në një status në rrjetin social “Facebook”.

Më tej ai shton se “Një ditë më pas, më 10 shtator 2011 Gjykata e Lartë zbardhi vendimin duke vene në dijeni familjen Konomi. Nga ajo ditë e deri më sot, edhe pse kanë kaluar më shumë së katër vite, asnjë zyrtar i Hipotekës nuk ka guxuar ta zbardhë këtë vendim të Gjykatës së Lartë dhe ti dorëzojë familjes Konomi certifikatën e pronësisë të 3500 hektarëve tokë në Gjirin e Lalzit.”

(ed.me/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: