Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini në një lidhje përmes skype për News24 deklaroi se prej 4 javësh kurba e COVID-19 ka qenë e luhatshme, me ulje ngritjet e saj. Tomoni tha se gjatë kësaj periudhe ku kontaktet janë më të shpeshta, në vendin tonë vijon të ketë një numër të lartë të të prekurve me COVID-19. Sipas saj, infektimet janë të larta, krahasuar me numrin e testimeve. Po ashtu ajo pohoi se nënvariantet e COVID-19 kanë transmetueshmëri më të madhe.

“Kurbe e COVID-19 me luhatje gjate 4 javëve te fundit. Infektime janë te larta, krahasuar me numrin e testimeve. Numri i shtrimeve është më i reduktuar se sa një vit më parë. Kemi një kontakt më të madh mes njerëzve, pasi është sezoni turistik. Ka shfrenim të mosprespektimit të masave. Stina ka më shumë kontakte të afërta. Variantet BA4, BA5 kanë transmetueshmëri më të lartë. Preja dhe transmetushmëria do të ndikojë në rritjen e rasteve. Situata epidemiologjike shkon paralelisht me vaksinimi. Nuk jemi të paprekshëm nga riinfektimet, apo infektimet për herë të parë. Apo aq më tepër kur nuk kemi mbulim të madh me vaksinim. Me rëndësi që të mbahet në mënyrë të njëtrajtshme respektimi i masave.”, tha Tomini.

Pyetjes nëse këto nënvariante prekim mushkërinë, Tomini iu përgjigj se; “Kanë shfaqur atipizma. Shfaqja atipike e një personi me imunitet të dobësuar, është prezente. Duke pasur sëmundje shoqëruese, virusi futet në të gjithë sistemin. Imuniteti i forcuar do të përballojë sëmundjen.”.

Ndërkohë, Tomini bëri edhe një paralajmërim sa i tako asaj çka pritet të ndodh edhe në vjeshtë, ku qytetarët mund të përballen edhe me COVID-19 dhe gripin e stinës.

“Parashikohet që vjeshta do të ketë prezencë të COVID-19. Duke qenë se edhe përballja me gripin, pasi nuk kemi pasur influencë, ka gjasa për një ashpërsi të ndikimit të gripit. Ndaj është me rëndësi bashkimi dhe kombinimi i vaksinës së gripit dhe e COVID-19.”, tha ajo.
Mes të tjerash Tomini u ndal te lija e majmunëve. “Kemi marrë masa. “Nuk kemi asnjë rast të dyshuar me linë e majmunit në vend. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri, qoftë edhe për rastet e dyshuara. nëse do të jetë e nevojshme që të bëhet edhe diagnoza”, përfundoi drejtoresha e ISHP-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb