Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku e njohur si ‘Neomalsorja’ braktisi sot grupin parlamentar socialist.

Lajmi u prit me ovacione nga protesta para Kryeministrisë. Protestuesit ftuan deputeten t’i bashkohet sheshit të protestës.

“Duhet të rrimë në shesh, ata do të bien si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është të vijë në shesh e të këndojë me ne “Rama jepe dorëheqjen! Do të jemi këtu derisa Rama të ngelet vetëm, kur të jetë në qeli”, u shpreh një prej organizatorëve të protestës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb