“Çelësi për të menduarit e Ankarasë do të ishte reagimi i Rusisë”, thanë ekspertët dhe një marrëdhënie personale midis Erdogan dhe Putin, shkruajnë mediat greke.

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, këtë javë ka paralajmëruar një operacion të mundshëm tokësor në Siri.

Ndërkohë mes këtyre trazirave vëmendja është kthyer nga Rusia dhe SHBA për të frenuar Ankaranë nga një përshkallëzim i tillë.

Erdogan, gjatë fjalës së tij të mbajtur, pasi u kthye nga hapja e Kupës së Botës në Katar të dielën, bëri të qartë se përgjigja e Turqisë ndaj bombardimeve të 13 nëntorit në Stamboll dhe sulmeve me raketa në territorin e saj, nuk do të kufizohet vetëm në bombardimet ajrore, të cilat ushtria turke kryente jashtë, në Sirinë Veriore në fundjavë.

“Ky nuk kufizohet vetëm në një operacion ajror,” tha ai, duke shtuar se do të konsultohej me këshilltarët e tij ushtarakë dhe të sigurisë kombëtare për hapat e mëtejshëm.

“Nëse dikush shqetëson vendin dhe tokat tona, ne do t’i detyrojmë ata të paguajnë çmimin.”

Ndonëse kjo nuk është hera e parë këtë vit që Erdogan kërcënon me një pushtim tokësor në Siri, ekspertët thonë se një ndryshim i rrethanave dhe një fushatë zgjedhore në Turqi mund të kthejë ekuilibrin në favor të një inkursioni për herë të parë që nga viti 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: