TIRANE

I prerë u tregua kryeministri Edi Rama ndaj të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve që i ka etiketuar në grupin KÇK. Duke folur në parlament, kreu i qeverisë paralajmëroi se vendi i tyre do të jetë në burg, ndërsa shtoi  do i nënshtrohen një vettingu edhe më të fortë nga vettingu zyrtar.

Ndër të tjera, Rama ndau qëndrimin e tij edhe për ish-deputetët e opozitës që dogjën mandatet, ndërsa tha se nëse do të ishte ai gjykatës apo prokuror, ata nuk do të ishin në shtëpi sot.

“Imagjinoni të mi linit mua në dorë, imagjinoni sikur të isha unë, polici, gjykatës prokuror, ata që dolën nga këtu s’do ishin në shtëpi sot, po shyqyr nuk jemi në atë sistem, ndaj detyrat e gjithësecilit janë të ndara, fuqitë e secilit, duhet të kanalizohen aty ku i kanalizon sistemi demokratik.

Unë do të doja që reformën në drejtësi ta kishim bërë sa hap e mbyll sytë. Është e pamundur të funksionojë kështu. Reformën në drejtësi mjafton ta krahasoni me vende të BE, ka vende që vijojnë me reformën në drejtësi, kjo kërkon kohë por do bëjmë çmos që ta bëjmë sa më shpejt.
Do bëjmë çmos që ata që humbën banesën individuale të jenë në shtëpi për vitin e ri. Do donim të bënim edhe gjykatat e prokuroritë por kjo është teorikisht e pamundur, është përtej fuqive njerëzore. Bëhet fjalët për ngritur një nga kollonat themelore të shtetit.

Por janë gjithë këta KÇK, që vijon të bëjë viktima, dhe s’ka operacion shpëtimi tjetër përvec këtij. Kush mendon se i erdhi dita të marrë një thes me para, KÇK e liron nga burgu ata me dënim përjetë, me idenë që vettingun s’e kap, mund ta bëjë por brenda tre ditësh do pezullohet, e do i fillojë një veting, që është lule nga vetingut zyrtar, vetingu i figurës dhe i pasurisë. Aty do hyjnë të gjitha institucionet, dhe pas verifikimit nuk do shkojë në shpi, por në SPAK, e më tëj ne GJKKKO e më tej te shokët.

Nëse ky operacion do jetë i suksesshëm Shqipëria do jetë krejt tjetër, do bëhet ndarja e madhe me paligjshmërinë.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb