Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, Geri Kokalari foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike, pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga SHBA.

Duke komentuar vendimin e SHBA, Kokalari u shpreh se “Perceptimi është se ai u bë pengesë për ecjen para të demokracisë shqiptare”, ndërsa shtoi se Amerika nuk e shpalli më parë “non grata” Berishën, gjatë kur ishte në pushtet, pasi sipas tij, ata mendonin se “ai është në pushtet, na bindet për gjithçka që kërkojmë, kështu që le ta trajtojmë me kujdes”.

Pyetjes se Sali Berisha ka rekorde si politikanë, siç ishte integrimi në NATO apo shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Kokalari i përgjigjet me një pyetje retorike, teksa thekson se “A e kishte Berisha në dorë të vepronte kundër? Nëse SHBA duan të shkatërrojnë një politikan në Shqipëri, ato e kanë mundësinë për ta bërë”.

Pjesë nga intervista:

Balla: E megjithatë, ju, unë dhe shumë të tjërë, mbështetëm kthimin e Partisë Demokratikë në pushtet, në vitin 2005.

Kokalari: Unë e kisha një arsye përse. U frymëzova nga një batutë në filmin ‘Kumbari’, ku thuhet: Armiku i armikut tim, është miku im. Unë mëndoja që Fatos Nano nuk ishte personi i duhur për Shqipërinë, dhe meqë ra fjala: Unë në fakt i kisha ndërprerë raportet me Berishën, por një nga emisarët e tij, më erdhi në zyrën time në Nju Jork, dhe thuajsë m’u lut të mbështesja atë, për një shans të dytë. Në atë kohë isha kundër Fatos Nanos, që sipas mendimit tim, ishte një i koruptuar. Kështu që u bashkuam në një skuadër për ta rrëzuar atë.

Balla: Një nga dilemat  që ekzistojnë këtu për vendimin ndaj Sali Berishës është përse vendimi u mor atëherë kaq vonë, kur informacionet për të, sipas vetë vendimit, janë që nga koha kur ai ka qenë Presidënt pra në viteve’90. përse vendimi nuk u mor më herët?

Kokalari: Jo vetëm pse kaq vonë nga Departamënti i Shtetit, po përse qeveria aktuale shqiptare nuk ka marrë asnjë masë vetë për këto cështje? E kam thënë dhe në të shkuarën. Ekzisotn ajo që Henri Kisinger i referohet si “Real politike”. Shtetet e Bashkuara e dinin se çfarë ndodhte me AEY, me Gërdecin, me këto privatizimet e famshme. por thonin; Ai është në pushtet, na bindet për gjithçka që kërkojmë, kështu që leta trajtojmë me kujdes. Fatkeqësisht dhe kjo nuk është një histori e re. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në të shkuarën edhe diktatorë të tjerë, sa kohë ka qenë në interes të tyre. Besoj së kjo është pjesë e ekuacionit.

Balla: Pra po thoni; sa kohë ishtë krijesa e tyre, sa kohë ishte kryeminister, cdo gjë ishte ok. E megjithatë Sali Berisha është ish kryeministër prej tetë vjetësh prej vitit 2013. Pse SHBA pritën tetë vite të tjera, përpara së ta shpallnin non grata dhe ashtu si e kishit perceptuar ju kohë më parë?

Kokalari: Kjo është pyetje shumë e mirë. Perceptimi është se ai u bë pengesë për ecjen para të demokracisë shqiptare. Mjaft është mjaft. Unë nuk kam një përgjigje të mirëqenë për këtë. Mund vetëm të spekuloj.

Balla: Ndërkohë nga ana tjetër, në rekordin e tij politik Sali Berisha ka integrimin në NATO, ka hapa të rëndësishëm për integrimin europian, ai mikpriti Presidentin Bush në Tiranë dhe kontributin e tij edhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Shumë mund të mëndojnë sesi SHBA i trajtojnë miqtë e tyre..

Kokalari: Do ta riformuloja këtë që thatë. Në këto raste si NATO, integrimi në BE, vendimmarrjen botërore të SHBA… A i kishte Bërisha në dorë të vepronte kundër? Nëse SHBA duan të shkatërrojnë një politikan në Shqipëri, ato e kanë mundësinë për ta bërë. Pra dy gjëra: e para politikanët shqiptarë e kanë frikë Amerikën dhe e dyta, duhet të respektojnë vullnetin e popullit të tyre dhe populli shqiptar e do intëgrimin europian dhe e do demokracinë.

Balla: Zoti Kokalari CV-ja juaj është mbresëlënëse. Ju keni mbaruar të njëjtën shkollë biznesi që ka mbaruar edhe Donald Trump. Cila është marrëdhënia juaj?

Kokalari: Unë nuk kam marrëdhenië me të. Njëherë kam pas një takim të ngrohtë me të në zyrën e tij, nuk di nëse ai e kujton këtë apo jo. Unë shoqërohesha me shumë më të vëllain. Raporti im më të ishtë i kufizuar. Sigurisht unë kam një opinion politik për të, që nuk është shumë favorizues. Nuk pëlqej shumë nga sjelljet e tij. Pati politika të mira ekonomike për Amerikën, por vendimet e tij gjeopolitike nuk më kanë pëlqyer në shumë raste. Nga ana tjetër ama nuk më pëlqente as ai që kishte përballë. Nuk jam shumë i kënaqur me Joe Biden. Unë personalisht kam bindje konservative të djathta. Megjithëse nuk jam votues i regjistruar republican, por kshtu kam votuar.

Balla: Këtu njerëzit që mbështesin Berishën dhe janë të zemëruar me vendimin e Sekrëtarit Blinken, mendojnë se Xhorxh Soros është prapa vendimit te Sekretarit Blinken dhe se një administratë e Presidentit Trump, nuk do ta kishte marrë këtë vendim. E besoni ju këtë?

Kokalari: Duhet të bëj një koment që nuk do t’i pëlqejë shumë shqiptarëve. Jo dhe totalisht për faj të tyre, ata besuan për pesë dekada se ishte perëndia. Ata besuan se piramidat ishin një vend i sigurt për të investuar paratë e tyre. Pra jo rrallë nuk kanë një gjykim të qartë për të ndarë realitëtin nga fantazia. Sa i përkët Sorosit nuk e di. Çdo gjë është e mundur. Ai ka shumë para dhe kur ke shumë para këtu në Amerikë, mund të blesh shumë influencë politike, por kur kjo influencë arrin tek Presidenti Amerikan apo tek Sekretari i Shtetit, kjo është si puna e gishtave: Ti nuk shkon aq larg sa të presësh ndonjë nga gishtat e tu. Ndaj megjithëse e di që ai ka një marrëdhënie me Edi Ramën dhe kjo nuk është sekrët, e shoh të vështirë të besoj së Soros do të këpuste një nga gishtat w tij për të bërë një gjë të tillë. Të thëm të vërtetën sipas asaj që unë di, edhe ambasadorja Kim ka një marëdhënie shumë të ngushtë me Sekretarin Blinken, kështu që ajo di më shumë sesa unë për këtë gjë, megjithëss është e kufizuar të flasë për këtë gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb