Një e re që punon si mësuese dhe njëkohësisht vazhdon studimet i është bashkuar protestës popullore në kryeqytet. Përmes një fjalimi plot energji pozitive, ajo u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në shesh në këtë ditë të 76-të të qëndresës.

E reja theksoi se përtej vështirësive, është e nevojshme të krijohet një e ardhme me shpresë për brezat e ardhshëm:

“Nuk kam ardhur nga diaspora. Kisha gjithnjë shpresë se një ditë si kjo do të vinte! Unë punoj si mësuese, jam edhe studente. Sot dua të flas edhe për ata. Ne duam t’i japim drejtim vendit tonë pa negativitet dhe t’u tregojmë fëmijëve se këtu ka shpresë dhe më në fund po shohim realitetin.”

Më tej, ajo lëshoi një apel të fortë ndërgjegjësimi për të gjithë bashkëmoshatarët e saj që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj rezistencës qytetare:

“Moshatarët e mi duhet të jenë këtu në shesh! Edhe nëse janë me pushime duhet të vijnë këtu! Këtu ka mosha të vjetra që po bëjnë rezistencë! Nuk mund të shesim vendin tonë, por duhet të jemi koshientë! Nëse nuk vini në protestë, nëse mbyllni sytë do të thotë se jeta do të jetë gjithnjë zi, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë këtu!”

“Të gjithë moshatarët e mi, e di që punojnë, që çdo gjë ndoshta është e vështirë, por është dita e 76-të, ne do e bëjmë vendin tonë vërtet!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb