TIRANË

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe për drejtuesit në rang qendror dhe lokal të socialistëve lidhur me objektivat e PS.

Nga Kongresi Zgjedhor, Rama tha se kush këtu në këtë sallë apo jashtë saj që ka mbështetjen e socialistëve si udhëheqës, ministër, deputet, delegat, si kryetar bashkie, kryetar partie, si kryetar i organizatave socialiste që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet duhet dhe do hapë krahun.

“Kemi operacione jo të vogla për të kryer, qoftë për të shëruar plagët e vendit qoftë për të pastruar organizmin tonë. Detyra jonë t’i bëjmë të dyja pa ngurrim, pa pushim. Kush këtu në këtë sallë apo jashtë saj që ka mbështetjen e socialistëve si udhëheqës, ministër, deputet, delegat, si kryetar bashkie, kryetar partie, si kryetar i organizatave socialiste që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet duhet dhe do hapë krahun.
Duhet të japë krahun kush nuk e ka kuptuar se PS nuk është pronë ekskluzive e asnjë shefi sado i madh që nga kryetarët e organizatave deri tek shefat në Tiranë”, tha Rama.

Ai foli për gardhe e mure, si një arsye që nuk është i kënaqur me punën që bëhet në PS.
“Një arsye pse e them këtë që vazhdon të ma bëjë të pamundur të jem i kënaqur me punën që bëhet në PS nga të gjithë është se akoma sot ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pafund. Kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqës që jo vetëm nuk arrijnë për të shtyrë më fortë për të shtyrë këto gardhe dhe këto mure por përkundrazi i justifikojnë këto gardhe e mure, jo këtë e kemi shok të mirë, e kemi që nga koha e luftës, jo po i humbi këto zgjedhje ky kryetar organizate por ta mbajmë se shiko se si është puna. Ndërkohë ky tjetri na prish punë se na solli një nga PD, një nga LSI-ja, po si mund ta lëmë partinë në dorën e këtyre?! Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: