Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për aplikimet e maturantëve për në universitete që fillojnë ditën e nesërme deri më 3 gusht.

Xhelaj thotë se portali të jep mundësinë për të mos u nxituar apo mos gabuar, pasi maturantët kanë kohë 6 ditë për t’u informuar, zgjedhur dhe korrigjuar degët që duan të hedhin.

Ai i jep disa këshilla maturantëve, duke u rekomanduar të informohen mirë për degët që do ët zgjedhin si dhe të orientohen drejt tregut të punës.

Sipas tij, dega më e preferuar është mjekësia e përgjithshme, më pas vijnë shkencat dhe teknologjia e informacionit.

 

‘’Procesi ka nisur, por aplikimi fillon nga nesër. Jemi në process administrative të menaxhimit të procesit të aplikimit në universitet, verifikohen maturantët. Jo të gjothë mund ti vijojnë. Shkarkohet një mandate pagesë nga posta në bankë dhe verifikohen. Është një kod aplikimi, kod unik nga maturanti. Aktualisht, ky është portal u-Albania, prej 5 vitesh online.

Kur ky është i verifikuar, kemi 22 mijë maturantë dhe nga nesër mund të aplikojnë në portal. Do të hyjnë në portal, do i shfaqet formulari A2. Maturantët kanë të drejtë të aplikojnë për 10 programe. Mund të përzgjedhë degët. Nëse ka nivel nën 6.5 të notës, mund të aplikojë vetëm për shkolla profesionale. Për mësuesi është mbi 7.5. Ka programe të veçanta si mjekësia e përgjithshme. Janë vendosur filtra, dhe të caktuar nga universiteti që ka vendosur mesatare. Kanë autonomi dhe vendosin mesataren e kushtet vetë.

Maturanti ka të drejtë deri në 10 degë, s’ka rëndësi si vendosen. Ka 6 ditë kohë. Më 3 gusht në mesnatë mbyllet portal. S’ka vend as për ankth, për tu shpejtuar gjatë aplikimit nëse nuk hyn në portal në mëngjes, hyn në drekë ose darkë.

Brenda 6 ditësh mund të aplikosh për çfarëdolloj dege, të aplikojë, të mendohet ose të informohet. Kur e konfirmon, portali të kërkon ta konfirmosh, futet kodi unik dhe kur e ke rikonfirmuar portali të pyet përsëri dhe atëhere s’ke më mundësi të anulosh. Maturantët kanë mundësi që në 10 alternativa të zgjidhen në 1 që kanë aplikuar.

Ideja është këtu, programi nuk zgjedh asgjë, maturanti zgjedh programin. Mund të zgjedhë universitete publike apo jo publike. Edhe preferencat që të duken të larta ose të pamundura mund ti kërkosh, por është mirë të orientohen në regjistrimet e viteve të fundit. Maturantët mund të shohin tek statistikat si ka lëvizur në 3 vitet e fundit vija e kuqe. Pra ai sheh pikët, renditjen, dhe në bazë të rezultateve sheh ja vlen të hedhe këtë program apo jo.

Për shembull dega e ekonomikut, atëhere për këtë degë mund të zgjedhë apo shohë kriteret në universitete të ndryshme. Ka kritere më të ndërlikuara ose më pak. Mund të zgjedhë një nga universitetet ku kriteret janë më të lehta për tu arritur.

NËse rezultatet përpuqen me kërkesat e maturantit, atëhere del fitues. Portali pas 6 ditësh mbyllet. Një maturant që ka aplikuar për10 degë, plotëson listat e programit për çdo universitet. Brenda 6 gushtit që universitetet për degët që kanë vendosur konkurrs apo provim, ato shkarkojnë brenda datës 6 dhe bëjnë publike ditën e testit. Datat specifike i vendosin universitetet vetë.

Në fund të gushtit, universitetet nisin shkarkojnë dhe bëjnë renditje, kanë një javë kohë të bëjnë renditjen e maturantëve, në fund të gushtit 28 gusht fillon ngarkimi në portal. Janë 600 programe studimi, mbi 220 mijë të dhëna në sistem. Më 31 gusht janë publike, çdo maturant sheh ato të vetat. Hyn në këndin e maturantit, sheh të dhënat. Ka një ditë kohë më pas në 1 shtator që nëse ka ndonjë ankesë, nuk është i kënaqur me renditjen i drejtohet universitetit. Jo RASH-it. Bën ankimin tek universiteti. Nga data 2 shtator fillon procesi i regjistrimit, në 9 nënfaza 48 orëshe. Maturantët fitues do u shfaqet dega dhe renditja me ngjyrë jeshile.

Aktualisht do i thoja maturantëve mos nxitojnë, të marrin informacione. Gjatë kohës të informohen, të shohë programet e studimit. Mund të ketë dëgjuar si emër, por hyn në pjesën kurrikulare e sheh që nuk i shkon. Nga ana tjetër duhet të orientohen drejt tregut të punës. Kush kanë qenë programet më të kërkuara, pra që kërkohet në tregun e punës.

Si gjithmonë mjekësia ka qenë shumë e kërkuar, mjekësia e përgjithshme, dega më e preferuar. Pastaj shkencat, infermieri po ashtu. Po kërkohet nga maturantët. Mjekësia ‘on top’, teknologjia e informacionit, është degë që brenda 3 fazave të para të raundit përfundon. Këto degë kërkon. Efekti i pandemisë, teknologjitë e reja, zhvillimi industrial. Do vijë një kohë jo shumë e largët që në CV nuk do të thuash çfarë gjuhë të huajsh flet, por çfarë gjuhë programimi. Bujqësia është e preferuar në disa rajone të caktuara. Prodhimi po shkon drejt bujqësisë, agroturizmit. Këtë ndërthruje duhet përfaqësuar edhe tek kërkesa për tregun e punës.’’- tha Xhelaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb