TIRANË

Teksa na ndajnë 24 orë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, gazetari Osman Stafa zbulon për “BalkanWeb” mesazhin dërguar delegatëve të PD.

Në mesazhin që “BalkanWeb” e sjell të plotë më poshtë, PD iu kërkon të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të bashkohen ditën e nesërme, në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb