Më thirrjet “Nesër më shumë”, ka përfunduar edhe protesta e 133 kundër qeverisë.
Qytetarët shprehen të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit protestuesit vijuan me thirrje “Ju erdhi fundi” , “Shqipëria po bën revolucion”.
Qytetarët gjatë marshimit të tyre u ndalën te Blloku i Sigurisë” te Mine Peza ku kërkuan lirimin e një protestuesi të ndaluar.
Gjithashtu më 13 tetor është paralajmëruar proteste e organizuar nga studentët në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.
