Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Spanjën në “Loro Boriçi” në Shkodër në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusi 2018.

Ekipi spanjoll ka mbërritur mbrëmë në Rinas me 1 orë vonesë për shkak të motit të keq dhe më pas është nisur direkt drejt Shkodrës ku është akomoduar në hotel, ndërsa sot do të ketë edhe stërvitjen.

Edhe ekipi i Kombëtares u kthye mbrëmë nga Lihtenshtejni dhe u nis drejt Shkodrës. Shqipëria kryeson grupin G me 6 pikë, duke lënë pas edhe Italinë dhe Spanjën.

GJYQTARI
UEFA ka përcaktuar gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Spanjë., ndërsa arbitri kryesor do të jetë holandezi Bas Nijhuis. Asistentët e tij do të jenë Rob van de Ven dhe Carls Shap.

38-vjeçari Nijhuis ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2007. E veçanta është se profesioni i tij i parë është ai i bukëpjekësit, ndërsa administron një dyqan me prodhime brumi në Enshede, që ndodhet në provincën e Orerisjel, Tuente.

Ai ka nisur të arbitrojë që në moshën 15-vjeçare duke ndjekur hapat e të atit të tij edhe ai një ish-gjyqtar në Holandë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb