TIRANË- Lumturimi i Nënë Terëzes do kremtohet ndryshe kësaj here. Kështu u shpreh sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se Tirana do ta kujtojë këtë ditë me vepra kokrete.

Për këtë qëllim në pika të ndryshme të kryeqytetit janë grumbulluar pika të posaçme ku qytetarët mund të dhurojnë rroba, ushqime apo orendi shtëpiake, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë institucioneve sociale në qytet.

“Tirana nuk është qytet i madh se ka më shumë banorë, por se ka zemër shumë të madhe. Këtë vit, Ditën e Nënë Terezës nuk po e kujtojmë me fjalime, por po grumbullojmë mjete për institucionet sociale e ata me ndihmë ekonomike. Dhuro diçka ose kohë për 1 nga institucionet tona”,- shkruan kryebashkiaku në profilin e tij në Facebook.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: