Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi do të vizitojë nesër Tiranën për të kryer disa takime.

Ambasadori Soreca njofton se Varhelyi do të ketë takime me Metën, Ramën, Bashën dhe jo vetëm, edhe me drejtuesit e organeve të Vetting.

Varhelyi mbërrin në Tiranë dhe fillimisht do të flasë në parlament, sipas Soreca-s, në 19:10 pasdite.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Oliver Varhelyi  do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar  Raportet Vjetore & Planet Ekonomike të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite. t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe drejtuesit e Vetting.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb