Në natën e tretë të festës së Birrës, solli emocione të pafundme interpretimi në kor i vargjeve “Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria”. Skena u skuq nga flamuri shqiptar ndërsa tingujt e këngës patriotike entuziazmuan gjithë të pranishmit që kishin mbushur sheshin në festën e birrës.

Orgesa Zaimi dhe Roland Kademi ngritën peshë skenën edhe me këngën “Kuq e zi”, së cilës gjithashtu iu bashkuan të gjithë të pranishmit të cilët bënin shqiponjën dykrenore me duar.

Edhe nata e tretë shënoi sukses për festen e birrës në Korçë. Dy këndet e qytetit ku është përqendruar festa, Pazari i Vjetër dhe Terminali i ri i autobusëve, u mbushën me turistë vendas dhe të huaj, të cilët nën shoqërinë e miqve apo familjarëve shijuan muzikën, birrën dhe ushqimet tradicionale korçare.

Interesimi për Birrat shqiptare Korça e Tirana rritet çdo ditë e më shumë. Ato janë bërë zgjedhja e gjithë qytetarëve në festë. Pjesëmarrësit në festën e birrës shprehen të kënaqur për organizimin dhe argëtimin e ofruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja Orgesa Zaimi ndezi skenën e Festës me këngët e saj. Qytetarë korçarë, turistë shqiptarë e të huaj festuan duke konsumuar birrë e duke kërcyer.
Në qytetin e Korçës ka festë edhe në një tjetër destinacion të rëndësishëm, në Shtëpinë e Birrës Korça, ku një mjedis më intim, komod e relaksues ka mbledhur mjaft vizitorë vendas e të huaj, që shijojnë birrën dhe mbrëmjet e freskëta.

Mes vizitorëve te shtëpia e birrës ishte mbrëmë edhe deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji. Menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça, Arsenida Gjiriti thotë se këtë vit kapacitetet janë të tejmbushura.

Korça vazhdon të ofrojë festë. Sot në natën e katërt të festës së birrës do të dhurojnë spektakël për turistët vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, tepër të preferuar për publikun shqiptar e të huaj. Përpara se ata të ngjiten në skenë, aty do të përformojnë edhe grupe të tjera muzikore shqiptare e të huaja.
Si çdo natë edhe sot shqiptarët do të bëhen bashkë për të kënduar “Kuq e zi”, e për të ndezur netët në qytetin e bukur të Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb