KUDS

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë nga Washingtoni në Rusi për të kërkuar mbështetje për planin paqësor të Lindjes së Mesme, i ashtuquajtur “marrëveshja e shekullit”, që ndërlidhet me dhënien fund konfliktit Palestinë-Izrael të cilin të hënën e paralajmëroi, ndërsa sot do të zbulojë presidenti amerikan, Donald Trump.

Mediat izraelite, duke iu referuar një zyrtari, theksojnë se Netanyahu, pas vizitës në Washington, do të udhëtojë nesër në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zyrtari, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se Netanyahu do të informojë Putinin për planin e paqes së Trump.

Mediat izraelite theksojnë si lirimi i izraelites Naama Isahar, e cila po vuan dënimin me burg në Rusi me akuzën e posedimit të drogës, gjithashtu do të jetë tema e diskutimit.

Isahar u arrestua në prill të vitit të kaluar në një aeroport të Moskës, rrugës nga India në Izrael.

Autoritetet ruse thonë se mbi nëntë gram hashash janë gjetur në bagazhin e saj. Ajo u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg.

“Marrëveshja e ashtuquajtur e shekullit” e Trumpit për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme deri tani nuk është prezantuar në opinion, ndërsa disa media shkruan se përmban dispozita të shumta që shkojnë në dëm të palestinezëve, përfshirë ruajtjen e vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor dhe dorëzimin e Kudsit në tërësi nën kontrollin e Izraelit.

Burime të njëjta pohojnë se plani fare nuk e trajton të drejtën e kthimit të dëbuarve, afër gjashtë milionë palestinezëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb