IZRAEL-Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se kriza e refugjatëve në Evropë është rezultat i militantëve islamikë në Lindjen e Mesme.

Njerëzit ikin nga njëra nga dhuna më e tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë ai.

Deklaratën Netanyahu e bëri në një takim me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk i cili e ka vizituar Izraelin.

“Për shkak të sulmeve të tmerrshme të militantëve islamikë në Lindje të Mesme dhe Afrikë, Evropa po përballet me një cunam njerëzish të cilët tragjikisht po ikin nga krimi më i rëndë që njerëzimi e ka parë që nga Holokausti”, ka thënë Netanyahu, transmeton Asociated Press.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: