Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot formimin e një komiteti izraelo-amerikan për të diskutuar për kolonitë izraelite në Territoret palestineze të pushtuara, disa ditë pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ne kemi rënë dakord për formimin e komiteteve të përbashkëta për të përmirësuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së në një fushë mbi të cilën nuk kemi rënë dakord deri tani, dua të them, kolonitë Judee-Samarie, emri i vendosur nga izraelitët për Cisjordaninë, territori palestinez i pushtuar në vitin 1967 nga ushtria izraelite”, theksoi ai për shtypin gjatë një këshilli të përjavshëm ministrash.

Të mërkurën, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kishte kërkuar Ntanyahut të vetëpërmbahej pak, ndërkohë që autoritetet izraelite kanë shtuar së fundi njoftimet për ndërtimin e mijëra banesave të reja për kolonët në Cisjordani dhe Jerusalemin Lindor, pjesa palestineze e Qytetit të Shenjtë dhe aneksuar nga Izraeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb