Është mbajtur sot një aktivitet në Universitetin “Luarasi” ku në fokus ishte neurokirurgjia.

Gjatë këtij bashkëbisedimi neukirurgu, Gentian Toshkezi tha së sot teknologjia ka avancuar në maksimum dhe kjo ka lehtësuar sfidën e kirurgëve, në punën e tyre me pacientët.

Neurokirurgu Gentian Toshkezi: “Duke qenë larg vendit gjithmonë kemi pasur dhe ruajtur lidhjet me Shqipërinë. Ardhja jonë këtu është sepse duam të jemi pranë shqiptarëve dhe të japim kontributin tonë. Dua të jap kontributin tim në Shqipëri apo edhe njëfarë edukimi për problemet e shëndetit mendor. Neukirurgjia është një shkencë e re krahasuar me degët e reja. Ne sot jetojmë në një botë të teknologjisë dhe sot teknologjia ka avancuar në maksimum, duke na e bërë më të lehtë ne kirurgëve punën dhe duke dhënë rezultate më të mira për pacientët

Fatjona Lubonja, mjeke: Në Shqipëri ka disa mangësi dhe për ju kjo është një degë që do të ju duhet në jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: