Neurokirurgu i njohur shqiptar në SHBA prof. Gentian Toshkezi dhe dr. e shkencave në Edukim e cila ka studiuar Neuro-Shkencë, në Universiteti i Kolumbias në New York Fatjona Lubonja kanë zhvilluar një tryezë bashkëbisedimi rreth problemeve të trurit si pasojë e dëmtimeve, tumoret dhe ndërhyrjet kirugjikale që mundësohen sot në të gjithë zonat e trurit, falë zhvillimit teknologjik.

Për dr. e Shkencave në Edukim Fatjona Lubonja rehabilitimi pas operacioneve është shumë i rëndësishëm, por sipas saj në Shqipëri fatkeqësisht nuk i kushtohet shumë vëmendje.

Dr. Fatjona Lubonja punon në universitetin numër një në botë sa i takon certifikimit të mjekëve dhe infermiereve në specialitetin për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rriturve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: