Moderatorja Nevina Shtylla i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me juristin Arbër Myftari. Lajmi u konfirmua nga vetë moderatorja, e cila u shpreh në emisionin ‘E Diell’ se karantina nuk e ka gjetur çift.

E pyetur nëse izolimi e gjeti të bashkuar apo të ndarë, moderatorja u shpreh: Nuk jam çift fare. Ajo preferoi të mos tregojë më shumë detaje, prandaj nuk dihen shkaqet e ndarjes, por çifti prej më shumë se një viti bashkëjetonin në Tiranë.

Kujtojmë se, konfirmimin e lidhjes e ka bërë më herët vetë Nevina me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjete sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb