“Një teatër politik” e ka cilësuar, analisti Erl Murati procesin për garën për kryetar në PD.
Ai theksoi se mesazhi i dhënë është totalisht i gabuar dhe se nuk u lejuan kandidatët në garë.
“Procesin do ta konsideroja një teatër politik. Ky teatër politik ka disa episode apo disa akte. Ky muaj mjalti që po përjetojnë dy partitë e mëdha dhe u reflektuar në këto takimi që po bëjnë përfaqësues të PS e PD me popullit, në sajë të reformës territoriale. Këto që shohim sot nuk janë zgjedhje. Në një proces demokratik zgjedhjet janë mes dy apo më shumë personave. Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një proces që vetëm ruan statusquonë. Nuk u lejuan kandidatë rivalë të zotit Berisha. Një prej tyre zoti Salianji, në fund të fund ai ka bërë burg, u privua nga liria e tij për shkak të aktivitetit politik dhe nuk mund të thuash që ai nuk mbron opozitarizmin. Ka njerëz të tjerë që shprehën ambicie dhe nuk u lejuan”, tha ai.
