Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, në rubrikën “N’fermë” ka zbuluar se në kohën kur u shpall Miss, është bullizuar në shkollë dhe jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga mësueset.

Moderatorja ndër të tjera, ka treguar se periudha e e gjimnazit ka qenë e vështirë sepse kishte trysni nga mësueset aq sa ka dashur të braktisë shkollën.

“Do kujtoj një periudhë e vështirë sepse isha në moshë të vogël, zgjohesha me zor për të ikur në gjimnaz. E kisha shumë të vështirë dhe mundohesha t’ia shpjegoja edhe prindërve, ndoshta me tipin tim të rezervuar ndoshta nuk jam shprehur aq sa duhej. E kam kaluar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.

Kisha trysni edhe nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha të cilat po të vënë në shënjestër ta nxinë jetën. Kalon deri në bullizëm, ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë realisht, por duhet të jenë të kujdesshme”, është shprehur Nevina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb