TIRANE

Pak muaj më parë Nevina Shtylla tha në një intervistë se ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj. Ajo deklaroi se është në një raport serioz por nuk kanë ende plane konkrete për dasmën.

“Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ato njerëz që e kam hequr dëshirën për të veshur fustanin e bardhë kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti emocion por përjetimi është ndryshe kur ke përballë njeriun e zemrës dhe familjarët. Nuk po pres një propozim e kemi një propozim, unë kam thënë po. Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë udhëtimet dhe jemi komod jashtë syrit të publikut dhe shqiptarëve siç ndodh në Tiranë. Do doja të mendohesha pak më gjatë për ta vënë në siklet por nuk kisha asnjë lloj dyshimi për përgjigjën time.”

E ftuar sot në “She’s on top” moderatorja tha se këtë verë nuk ka plane për dasmë.

“Unë të erdha e veshur me të bardha, por me kostum. Nuk vesha fustan nusërie se mbetet në pritje fustani im i nusërisë. S’do jetë këtë vit asnjë dasëm. Pushim këtë vit”.- tha Nevina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: