Dje një artikull i New York Times qarkullonte në what’s up e shqiptareve, e sot po diskutohet ne mediat ndërkombëtare. Richard Grenell ( mbështeteshit i Ballkanit te hapur edhe ndryshimeve te kufjeve SERBI -KOSOVE, edhe dhëndri i Trump po bëhen gati të investojnë miliarda dollarë qe vijnë nga Arabia Saudite ne Sazan, e Zvernec, në bashkëpunim me Kastratin i cili së fundmi sipas NYT ka blerë ne Amerikë një Shtëpi edhe një hotel.
Asgjë e re ! Që prej vitit 1920 kur Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve Shqipëria prodhon strategë, që përkrahjen politike ndërkombëtare, të cilën e shesin si arritje të tyre e blejnë shtrenjtë, duke e shkëmbyer në tavolinat e bisedimeve pasurinë e shqiptarëve, ndërsa shqiptarët, në varfëri vrasin vëllai vëllanë për gardhin.
Por me e dhimbshme se kjo është qetësia e varrit ndër opozitare. Asnjë opozitar i ri apo i vjetër nuk flet! Asnjë për be!

Të paktën të thonë se për hir të zhvillimit janë dakord me mënyrën sesi po lulëzon korrupsioni me Akses, por ata mbeten të vendosur të dënojnë ryshfetin e drejtorëve. Ose të thonë që nga Park kombëtar siç ishte në plan të shndërrohej Sazani shumë mirë që Grenellit i ka shkuar mendja të gjej ca kapital (jo amerikan) por Arab për të investuar në Shqipëri. Ose të pohojnë që e kanë pranuar propagandën, gënjeshtrën, si normale, madje ata vet janë produkte të rëndomta të saj.

Le të dalin e te thonë ashtu burrërisht si Grenell se nën standardet e kapitalizimit neo-liberal, kujdesen më së shumti për interesat e tyre të ngushta personale edhe jo për sistemin demokratik, funksionimin e tij edhe te mirën e përbashkët.

Pse votojnë Shqiptarët Ramen ? Sepse ai njësoj si te gjithë ju kujdeset vetëm për pushtetin e tij por te paktën bashkë me skuadrën e tij i argëton me tallava, nuk i streson me fjalime të gënjeshtërta revolucionare.
Pse votojnë Shqiptarët Ramen ? Sepse ai njësoj si te gjithë ju kujdeset vetëm për pushtetin e tij por te paktën bashkë me skuadrën e tij i argëton me tallava, nuk i streson me fjalime të gënjeshtërta revolucionare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: