TIRANE – Dy ditë më parë një zjarr masiv përfshiu barakat e banorëve të komunitetit rom në zonën e Shkozës në kryeqytet. Nga zjarri fatmirësisht nuk pati persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave, mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike tek transformatori që ndodhet në gjysmën e lartësisë së shtyllave. 15 baraka u shkruambuan ndërsa 56 familje mbetën në qiell të hapur.

Ka pasur fëmijë e foshnja në baraka që fatmirësisht janë shpëtuar nga zjarrfikësit. Neë 24 siguron momentet e para të rënies së zjarrit në Baraka.
Në video dëgjohen thirrjet dëshpëruese së romëve që përpiqen të largohen për t’i shpëtuar zjarrit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb