Sa përmendim futbollistët në mendje nuk mund të mos na vijnë shumat stratosferike që ato fitojnë. Kjo pasi në ditët e sotme loja më e bukur në botë nuk mund të funksionojë pa paratë.

Francezja “L’Equipe” ka publikuar listën e pagave të kampionatit francez dhe padyshim që vendin e parë e mban Neymar i cili padyshim është futbollisti më i paguar, me 3 milionë e 67 mijë euro bruto në muaj. PSG ka pjesën e ‘luanit’ në listën e pagave, ku në 13 të parët, përveç Radamel Falco të Monaco, të gjithë të tjerët janë pjesë e skuadrës pariziene.

Taksimi mbi pagën në Francë është 44.05%, që do të thotë nga 3 milionë e 67 mijë euro në muaj, Neymar merr në dorë 1 milionë e 715 mijë euro në muaj. 20.5 milionë neto në vit dhe rreth 36 milionë bruto. Dhe duke i bërë një ndarje kohore braziliani përfiton 57 mijë euro në ditë ose 2383 euro në orë, ose 40 euro në minutë.

Podiumin e plotësojnë dy shokët e brazilianit, Cavani dhe Mbappe, që përfitojnë përkatësisht 1.5 euro milionë euro bruto në muaj(18 milionë në vit).

Nëse deri më tani u fol për paga luksi të lojtarëve të caktuar, krejt ndryshe mund të thuhet për disa ekipe. Amiens është një ndër to e cila që lufton për qëndrimin në Ligën e parë, buxheti i së cilës është pothuaj sa paga vjetore neto e Neymar. Lojtari më i paguar i kësaj skuadre është Konate me 40 mijë euro në muaj, ndërsa në listë gjen edhe futbollistë edhe me 2800 euro në muaj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: