Neymar ka qënë i dëmtuar kur u ftua nga Brazili, por një lajm i tillë u fsheh nga mjekët e Santos. Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi, në mediat ndërkombëtare.

“Neymar mbërriti këtu në kamp dje dhe kaloi të gjitha testet mjekësore, të cilat përfunduan me një rezonancë magnetike. Ajo zbuloi një dëmtim të pulpës së këmbës të shkallës së dytë, jo vetëm edemë. Pritet që ai të jetë gati për rreth njëzet ditë në maksimum”, tha shkurt mjeku i ekipit kombëtar brazilian, Rodrigo Lasmar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb