Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj në një lidhje live për ‘’News24’’ ka sqaruar situatën me pensionet dhe pensionistët.

Duraj është shprehur se deri tani kanë mbetur edhe 73 mijë pensione pa u shpërndarë për këtë muaj teksa janë shpërndarë 427 mijë.

Ai shpreson që për pensionistët të ofrohet në bashkëpunim një paketë e plotë pension+ ilaçe që ata mos dalin nga banesa. Po ashtu Duraj sqaroi se ata që duan të dërgojnë para nga jashtë vendit drejt Shqipërisë apo në të kundërt për prindërit apo fëmijët studentë mund të përdorin ‘’Cash- to- cash delivery’’ një metodë e re e filluar nga dje dhe paratë shkojnë në adresën e caktuar.

”Posta shqiptare po shpërndan çdo pension. Nag 500 mijë pensione 427 mijë janë shpërndarë.Deri në fund të muajit do të jemi brenda parashikimeve. Kemi ankesa nga pensionistë që jetojnë ndryshe nga vendbanimi I tyre I deklaruar. Kemi konkretisht një pensioniste që jeton këtu në Don bosko Tiranë kur jeton në Patos.

Kemi një metodë cash- to- cash dhe do e dërgojmë me postë në adresë. Për postën shqiptare është pensionist i Patosit. Në këto ditë të vështira nuk kemi ndaluar veprimin tonë dhe për veprimet të tjera. Zyrat tona janë të hapura për pagimin e dritave, ujit apo tatimeve. Ne bëjmë një updatim për shtetet që pranojnë dërgimin dhe pranimin e postave. Për secilin vend ne gjejmë burime alternative për dërgesat. Po jo vetëm për t’i ardhur në ndihmë, kemi metodën cash to cash delivery. Kush do të ndihmojë studentët apo të moshuarit, prindërit atëhere mund të depozitojnë para vash në Postë dhe ato shkojnë në adresë. Edhe për shqiptarët që kanë mbetur jashtë shtetit kemi metodën me një kosto shumë të ulët që mund të përdoret nga ata.

Masat shëndetësore të postierit janë të rëndësishme pasi shkojnë derë më derë. Kanë maska, doreza dhe dezinfektues. Deri tani këto kemi.

Për sa i përket pakove që vijnë nga shteti italian, pra nëpërmjet postës italaine nuk vijnë dërgesa nga Italia. Besoj se ndërgjegjësimi jo vetëm i punonjësve tanë është në nivel të kënaqshëm, sidomos ata punonjës që janë në kontakt të vazhdueshëm. Të moshuarit janë shtresa më e rrezikuar dhe nuk duhet të kenë asnjë lloj arsye për të dalë nga shtëpia. Pensioni dhe barnat shpresoj të ofrojmë një paketë të plotë dhe t’u mundësojmë qëndrimin ën shtëpi.”- tha Laert Duraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb