Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore, Altin Qato, ka zhvilluar një komunikim për median në lidhje me masat e marra nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë sezonit veror.

Qato i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin trafikun dhe të përdorin rrugën alternative, ndërsa shtoi se policia rrugore do të jetë në kontroll të plotë për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu ai theksoi se zona e Radhimës deri tek Uji i Ftohtë ka trafik të rënduar të automjeteve për shkak të turistëve dhe vendasve që kanë zgjedhur të kalojnë këtë të diel në bregdet.

“Për të rritur gatishmërinë maksimale, për të krijuar rrugë sa më të sigurta dhe për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të pasur mbarëvajtje trafiku sa më normale. Fluksi është i shtuar dhe jemi në këtë aks rrugor sepse çdo sezon veror, është tepër i ngarkuar sepse ka vështirësi në përballimin e fluksit të mjeteve.”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb