Vetëm një vit ka zgjatur aventura e Gentian Muçës jashtë Tiranës. 34-vjeçari është rikthyer në shtëpi për të vijuar karrierën me bardheblutë.

Ai u largua për një sezon tek Prishtina ndërsa kandidoi edhe për deputet me Partinë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit.

Muçën mund ta shihnim edhe në parlament në shtator, por do të jetë në fushë me Tiranën.

Klubi shkruan se Muça është shumë i lumtur që do të luajë sërish me fanellën që është rritur që i fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb